Greta Thunberg përkrah Bidenin, bën thirrje të votohet për president
Aktivistja për mbrojtjen e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, ka bërë thirrje që të votohet Joe Biden për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet e nëntorit.
17-vjeçarja përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk merret me politikë mirëpo sipas saj, zgjedhjet në SHBA janë mbi çdo gjë.
“Nga perspektiva e klimës është shumë larg nga sa duhet, dhe sigurisht që shumë nga ju, mbështetni kandidatët e tjerë. Mirëpo, dua të thëm, organizohuni dhe bëheni thirrje të votohet Biden”, ka shkruar ajo.
Reuters shkruan se Thunberg, e cila u bë e njohur me protestat e saj para Kuvendit të Suedisë, mund t’i inkurajojë votuesit e rinj amerikanë të dalin në këto zgjedhje.
Kur suedezja 17-vjeçare ishte shpallur Person i Vitit në revistën Time më 2019, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte tallur me të, duke thënë se ajo ka nevojë të punojë në menaxhimin e zemërimit të saj, dhe të shikojë ndonjë një film të modës së vjetër.