Bota

Greqia sot mban zgjedhjet parlamentare

Greqia sot voton për zgjedhjet parlamentare në vend. Kutitë e votimit janë hapur në 21.478 qendra votimi dhe 9.9 milionë grekë do të zgjedhin deputetë nga 20 parti dhe forca politike që kandidojnë.

Edhe në këto zgjedhje votojnë mbi 150000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë që kanë marrë nënshtetësinë, por në kontrast me zgjedhjet bashkiake para një muaji kandidatët nga komuniteti shqiptar apo nga minoritarët, numërohen me gishtat e dorës.

Analistët kanë folur për një prej fushatave më të mërzitshme elektorale, pavarësisht faktit se grekët për herë të parë pas një dekade votojnë një qeveri që nuk do të jetë e ndërvarur kryesisht nga programet e ndihmave financiare