Lajme

Grenelli pas takimit me Kurtin: Çështja e krijimit të qeverisë s’më takon mua, të koncentrohemi në ekonomi

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimit me kreun e VV-së Albin Kurtin, tha se me të ka biseduar vetëm për çështjet ekonomike, derisa theksoi se dëshiron “të lë anash çështjet politike”.

Ai para mediave tha se Kurtit i ka thënë se “çështja e krijimit të qeverisë së Kosovës nuk është çështje e tij”, prandaj, tha ai, s’ka diskutuar për këtë temë.

“E inkurajuam Kurtin të ndjekë ligjin dhe çështja e taksës mbetet e rëndësishme, ajo duhet të hiqet”, tha Grenell.

“Po i them dy gjëra, i thashë Kurtit që vendet si Britania e Gjermania po e përcjellin situatën. I thamë të ndjekë ligjin nëse do që të arrihet suksesi. E dyta që ia thashë është për çështjet ekonomike. Gjëja më e rëndësishme, krijoni vende pune. Njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë, tha ai. transmeton Koha.net. Grenellin e shoqëroi edhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Philip S. Kosnett.

“Jam duke provuar të injorojë politikën dhe të koncentrohem në ekonomi. Është shumë e rëndësishme që nëse duam të korrim sukses në ekonomi, duhet të hiqet taksa”, tha ai.