Lajme

Baton Haxhiu, merr drejtimin e TV Dukagjinit?

Gazetari dhe publicisti i njohur Baton Haxhiu, pritet të marrë udhëheqjen e televizionit Dukagjini. Burime të mirinformuara, tregojnë që Haxhiu tashmë veç ka filluar të skanojë gjendjen brenda mediumit të njohur kosovar, për të vendosur pastaj se a do të marr përsipër menaxhimin e tij apo jo.

Themeluesi dhe udhëheqësi i shumë mediumeve të njohura, si Koha, Klan Kosova, Express, etj., Baton Haxhiu, pritet që shpejt ta marrë pozitë menaxheriale në televizionin Dukagjini.

Haxhiu që aktualisht udhëheq me një medium online në Shqipëri, nga pronarët e TVD është ngarkuar me detyrën për ristrukturimin e këtij mediumi, si në aspektin përmbajtjesor ashtu edhe në atë ekonomik.