Lajme

Grenelli: Kosova dhe Serbia kërkuan nga SHBA-ja që t’u ndihmojë

I dërguari posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka folur sërish për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.
Grenell ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kishin thënë se është koha që të shikohej situata e tyre, pasi sipas tij, ishin injoruar për tetë vjet nga ekipi Barack Obama – Joe Biden.
“Ajo marrëveshje ishte vetëm pse serbët dhe kosovarët thanë se ‘mendojmë se është momenti për ne, pasi jemi injoruar për tetë vjet nga ekipi Obama – Biden, momenti të shikoni situatën tonë dhe të na ndihmoni’. Ne e bëmë dhe shikoni çfarë ndodhi. Jemi në një fushatë paqeje me një marrëveshje për normalizim ekonomik. Është një nga ato gjëra që funksionon vetëm kur një i jashtëm mendon ndryshe. Donald Trump ishte i jashtëm në atë moment që u fut dhe tha se kjo nuk ka kuptim. Ne po negociojmë për disa gjëra mes Kosovës dhe Serbisë dhe tradicionalistët, ‘ekspertët’ e Ballkanit në Departamentit Shtetëror thanë se duhet folur për çështjet politike”, tha Grenell.

Siç ka treguar Grenell, Trump tha “të përpiqemi të diskutojmë për marrëveshje për normalizim ekonomik, të shohim nëse ecet para. Të bisedojmë për hekurudhën, zhvillim ekonomik, krijim pune”.
“Është një liqe, që pjesa më e madhe është në Kosovë e një pjesë në Serbi. Ne vendosëm që ky liqe ishte mundësi për zhvillim ekonomik dhe nuk po shfrytëzohej si duhet. Ishte pjesë e negociatave që vendosa për të shtyrë para për zhvillim ekonomik”, tha tutje Grenell për “PSCP.tv