Grenell: Shqiptaro-amerikanët e kanë bërë të qartë se do ta votojnë Trumpin
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka takuar shqiptaro-amerikanët në Detroit.
Ai ka shkruar se shqiptarët e kanë bërë të qartë se do ta votojnë Trumpin.
“Në Detroit për të folur me komunitetin fetar dhe biznesor shqiptar. Ata e bënë të qartë: shqiptaro-amerikanët do të votojnë për Trumpin. Katër vite të tjera”, ka shkruar Grenell.