Grenell lajmërohet nga Beogradi, shijon jetën e natës me ministrin serb Sinisha Malli
Diplomati amerikan dhe ish i dërguari special për Kosovën, Richard Grenell po qëndron në Beograd, ku edhe po e shijon jetën e natës.
Ai postoi një video të qëndrimit të tij në kryeqytetin serb, çka nxiti reagime të shumta.
Shqiptarët e vërshuan me komente negative profilin e Grenell pas videos që ai publikoi.
“Kjo është Serbia, shikoni se çfarë bënë serbët 20 vjet më parë. A dini gjithçka për këtë gjenocid në Kosovë, zotëri? Më mirë mësoni diçka, mos rrini gjatë gjithë ditës në Twitter, kaloni një ditë të bukur” – është një nga komentet që mund të shihen poshtë pamjeve të publikuara.
Grenell asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për Beogradin, qytet ky që e ka vizituar disa herë.
Nikoqir i Grenell në Serbi, është Ministri i Financave në Qeverinë Serbe, Sinisha Malli, një fotografi të përbashkët me të cilin, Grenell e ndau në Instagram.