Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit amerikan, mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi
Mbrëmë vonë Richard Grenell dha dorëheqje prej pozitës që kishte në Departamentin e shtetit amerikan.
Këtë e bëri të ditur ai vet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit amerikan, por mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë larg – Kryetarit tim të Kabinetit. Sekretarët e kabinetit “Duke vepruar” nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit dhe është një çështje e madhe”. Ka shkruar Grenell.
Por ai nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën.
Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.
Këtë e ka konfirmuar për Express Dick Custin zëdhënësi i Grenellit.
Custin ka thënë se shefi i tij do të vazhdojë të jetë i dërguar special për Kosove-Serbi.