Granit Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit
Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Arsenali dhe të bëjë karrierë te ndonjë skuadër tjetër.
Këtë e ka pranuar vetë mesfushori shqiptar në një deklarim të bërë së fundi.
26 vjeçari i ka thënë gazetës zvicerane Tagblatt, se nuk ka nevojë t’i jap fund karrierës së tij në veri të Londrës, përcjell ‘Goal.com’, transmeton KosovaPress.
Xhaka tek Arsenali është transferuar në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.
Mesfushori ka bërë karrierë edhe në Zvicër te Basel, ndërsa është shumë i rëndësishëm edhe te Përfaqësuesja helvetike.