Grabiten rreth një milion euro në një shtëpi në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në SPB-Shkup është raportuar grabitje e rëndë, ku sipas raportimit janë vjedhur gati një milion euro.
“Më 04.07.2020 në orën 22:10 në SPB-Shkup, SH.I (58) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 19:30 deri në orën 21.45 në një shtëpi në Shkup në pronësi të tij, person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë. Sipas raportit personi ka hyrë me forcë në shtëpi dhe në njërën prej shomave ka marrë tre çanta ku ka pasur 800,000 euro, 60,000 dollarë amerikanë, 50,000 franga zvicerane dhe 1.000.000 denarë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.