Lajme

‘Goditje’ e ashpër i vjen Ramush Haradinajt: Ik, dështak, e shite Çakorrin!  Ik!

Ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt i është bërë një ‘goditje’ e rëndë nga Gazmend Islami.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Ramush Haradinajn.

Islami thotë se Haradinaj është dështaku më i madh, njeriu që të bëmat e tij në luftë, tash po i shkel me dy këmbët.

Islami kërkon nga ai të mos shet moral, duke shtuar se po të ishte i ndërgjegjshëm do të ishte larguar nga politika.

Ai e akuzon Haradinajn se e shiti Çakorrin, andaj shton se është i padëshiruar për qytetarët.

“Dështaku më i madh, njeriu që të bëmat e tij në luftë i shkeli me dy këmbët duke gllabëruar Kosovën!

Mos shit moral, po të kishe pak ndërgjegjeje do të ishe larguar krejt nga politika!

Ramush Haradinaj je i padëshiruar për qytetarët, ishe kryeministër jo i Kosovës pos i një rajoni

E shite Çakorrin! Ik!”, thotë Islami, përcjell gazeta “Bota sot”