Lajme

Gjyqtarët serbë në shenjë revolte bojkotojnë punën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se gjyqtarët serbë nuk kanë dalë sot në punë, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për suspendimin e kryetares së kësaj gjykate, Liljana Stevanoviq.

Stevanoviq u suspendua pas pjesëmarrjes në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

Më 3 prill, Serbia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare dhe serbët e Kosovës, sipas Vuçiq, do të votojnë në komunat në Serbinë Qendrore.