Gjykata Speciale urdhëron Policinë e Kosovës të përgjigjet në detaje nëse siguron mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale urdhëron Policinë e Kosovës të përgjigjet në detaje nëse siguron mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, kanë lëshuar një urdhëresë për Policinë e Kosovës, ku kërkon përgjigje të detajizuara nëse mund të sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.
Në njoftimin e 8 tetorit, por të publikuar sot nga Dhomat e Specializuara, Policia e Kosovës urdhërohet që të sigurojë se ka kapacitet të trajtojë lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së.
Informacionet që po i kërkon Specialja nga Policia e Kosovës mes tjerash janë që kjo e fundit të ofrojë dëshmi se ka kapacitet dhe autoritet që të ‘kufizojë lëvizjen e individëve të liruar me kusht, t’i monitorojë në çdo kohë ata’.
Pastaj, Specialja po i kërkon Policisë së Kosovës që dëshmojë se ka të gjitha kapacitetet teknike e logjistike që të ‘mbulojë’ lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së./periskopi