LajmeTë fundit

Gjuriq zbulon planin e Serbisë për Kosovën, thotë se do ta realizojnë këtë vit

Gjuriq zbulon planin e Serbisë për Kosovën, thotë se do ta realizojnë këtë vit
Gjuriq zbulon planin e Serbisë për Kosovën, thotë se do ta realizojnë këtë vit

Marko Gjuriq ka thënë se plani i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë serbe është t’i ndihmojë komunave serbe në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se plani i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë serbe është t’i ndihmojë komunave serbe në Kosovë.

Ai po ashtu beson se plani do të realizohet gjatë vitit 2019, pa marrë parasysh të gjitha vështirësitë.

“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur popullin e saj në Kosovë, si dhe interesat e saj legjitim. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria kanë shpenzuar energji të mëdha dhe përpjekjet do të vazhdojnë edhe më tutje. Asnjë nga Qeveritë e kaluara nuk ka bërë angazhim më të madh për Kosovën”, u shpreh Gjuriq për “TV Pink”, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë kanë një jetë të vështirë me shumë brenga. “Ajo për çka nuk kemi shpesh mundësi të flasim është mënyra e jetesës së serbëve në Kosovë, me shumë shqetësime dhe brenga”, shtoi ai.