Të fundit

Komuna e Preshevës sot zyrtarisht u ka dërguar të gjitha institucioneve udhëzimet lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar pas paraqitjes së COVID-19

Sot zyrtarisht të gjitha Institucioneve pubike ku themelues është Kuvendi Komunal u janë dërguar konkluzionet dhe udhëzimet që janë nxjerrë nga mbledhja urgjente e jashtëzakonshme e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme të mbajtur ditën e Mërkurë , më datë 11.03.2020 lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar pas paraqitjes së COVID-19 Corona Virusit në vendet përreth.