Gjuriq: Insistuam të bisedohet për Asociacion në Bruksel por u refuzua
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se delegacioni serb ka insistuar të bisedohet për temën e Asociacionit por që është refuzuar nga pala kosovare.
“Delegacioni serb insistoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema e parë e bisedimeve sot në Bruksel por që është refuzuar nga pala kosovare, të cilët nuk ishin të gatshëm të flasin për të por vetëm për pretendimet pronësore”, shkruan Tanjug.
Gjuriq i cili është duke udhëhequr delegacionin serb në nivelin e ekspertëve ka thënë se sot ka pasur diskutim serioz për pronat publike me propozime konkrete dhe modalitete se si të zgjidhen këto çështje