Përfundon zhvarrosja e trupit të Muamer Zukorliqit – Trupi i tij do të varroset diku tjetër

Zhvarrosja dhe autopsia e trupit të ish-kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Muamer Zukorliq, ka filluar sot në mesditë, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Novi Pazar.

Dhe djali i tij, Usama ka thënë se ky ishte momenti më i vështirë për të gjithë familjen, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë miratoi një ekspertizë ndërkombëtare të përbërë nga ekspertë të autopsisë mjeko-ligjore nga Beogradi, Sarajeva dhe Hamburgu.

Prokuroria e Lartë në Novi Pazar që prej datës 11 prill ka vepruar në bazë të kallëzimit penal të cilin ai e ka dorëzuar në Prokurorinë Publike Republikane (RJT), duke kërkuar që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes së babait të tij.

Djali i tij Usama Zukorliq kishte thënë se një laborator përcaktoi se ekzistonte një probabilitet i lartë që Muamer të ishte helmuar nga metalet e rënda, dhe tjetri se ai ishte helmuar nga ushqimi.