Lajme

Gjuha shqipe, në vendin e tretë në mesin e gjuhëve të huaja në Zvicër

Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka publikuar së fundi të dhënat më të reja mbi gjendjen, respektivisht përhapjen e gjuhëve që fliten në Zvicër, në vitin 2020 dhe zhvillimet në krahasim me vitin 2010.

Nga broshura përkatëse që ka publikuar BFS, albinfo.ch ka nxjerrë të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me përhapjen e gjuhës shqipe në zonat gjuhësore zvicerane, si në zonën gjermane, frënge dhe atë italiane.

“Që nga mesi i shekullit të 20-të, përqindja e folësve të gjuhëve jo zvicerane paraqitet e lidhur drejtpërdrejt me rritjen dhe ndryshimin e përbërjes së popullsisë së huaj në Zvicër”, thuhet në hyrje të publikimit.

Gjuhët jokombëtare më të folura ishin gjuhët ballkanike në vitin 2000, si serbishtja, kroatishtja dhe shqipja. Ndërkaq, në vitin 2020, anglishtja ishte në krye (6.7%), pasuar nga portugalishtja (3.5%), shqipja (2.8%), spanjishtja (2.4%), shkruan albinfo.ch.

Ndërsa gjuhët ish jugosllave të përmbledhura me shkurtesën BKMS (boshnjake, kroate, malazeze dhe serbe përbëjnë së bashku 2.4%