Gjorgjeviq : Qytetarët e Serbisë do të përfitojnë nga 1000$
Mlagjan Gjorgjeviq nga Nisma e Lirisë ka deklaruar mbrëmë për” Newsmax Adria Serbia” që një pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Washington është edhe ajo se çdo qytetar i Serbisë do te marrë as me shumë e as më pak se 1.000 dollarë, shkruan Blic
“Dua të them një lajm të rëndësishëm i cili deri më tani nuk është publikuar.
Ju e dini se unë disa vite kam jetuar në SHBA dhe kam kontakte të mira, sikurse edhe në Rusi.
Shokët e mi nga Amerika më kanë lajmëruar se ekziston edhe një pikë në marrëveshjen e cila nuk është publikuar këtu, ndërsa bëhet fjalë për ndihmën ekonomike.
Çdo qytetar i Serbisë do të duhet të marrë nga 1.000 dollarë.
Kjo është rreth 8 miliardë dollarë. Kjo nuk është publikuar dhe unë pyes përse nuk është bërë e ditur” ka thën Gjorgjeviç.