Lajme

Gjest i madh humanitar nga Rashica: Shtron iftar për 310 persona në Prizren

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka bërë një gjest të madh humanitar duke shtruar iftar për 310 persona në kuzhinën e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shkruan Gazeta Metro, transmeton Ministria Lajmeve.


Milot Rashica ka disa ditë që ka ardhur në Kosovë, pasi që ka filluar stërvitjet me Kosovën para ndeshjeve të qershorit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

‘’Miloti sonte e dhuroj Iftarin në kuzhinën tonë për 310 persona si dhe ishte bashkë me ne në shpërndarjen e këtij Iftari. Zoti e shpërbleftë dhe i dhëntë suksese në jetë’’ – ka shkruar Halil Kastrati në njoftimin e tij.