Bota

Gjermania sekuestron superjahtin e miliarderit rus në Hamburg

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh në botë, i cili i përkiste motrës së oligarkut rus, Alisher Usmanov. Policia Federale e Krimeve në Gjermani ka sekuestruar jahtin në Hamburg pas hetimeve të gjera të cilat zbuluan se pronare ishte Gulbakhor Ismailova, motra e Usmanovit.

Policia gjermane ka bashkëpunuar me Brukselin për t’u siguruar se sanksionet e BE-së të aplikoheshin edhe ndaj pronares së jahtit gjigant. Policia gjermane ka konfirmuar se jahti nuk mund të shitet apo të huazohet.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në muajin mars vendosën sanksione ekonomike ndaj Usmanovit, magnat i metaleve, për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe me pushtimin e Ukrainës.