Gjermania pritet ta bëjë hapin e parë drejt legalizimit të kanabisit
Qeveria e Gjermanisë pritet ta aprovojë planin për ta legalizuar kanabisin, duke dekriminalizuar posedimin e një sasie të limituar dhe duke lejuar që të blihen sasi të vogla për qëllime rekreative, shkruan agjencia AP.
Miratimi i Qeverisë së Gjermanisë, që pritet të bëhet sot, do të jetë hapi i parë në një plan dy-pjesësh dhe do të duhet edhe miratimi i Parlamentit.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach, në propozimin e fundit publik parashikon që të legalizohet posedimi i kanabisit deri 25 gramë për qëllime rekreative e po ashtu të lejohet që një individ të rrisë deri në tri bimë.
Banorët gjermanë që janë deri 18 vjet do të lejohen të bashkohen në “klubet e kanabisit”, që do të kenë maksimum prej 500 anëtarëve secili. Klubet do të lejohen të kultivojnë kanabis për konsum personal të anëtarëve.
Ligji po pritet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.