Gjermania planifikon hapjen e shkollave me 22 shkurt
Sipa autoriteteve arsimore gjermane, disa lande duan t’i hapin shkollat gradualisht duke nisur nga java e ardhshme.
“Berlini planifikon të fillojë më 22 shkurt me hapjen e shkollave”, tha kryebashkiaku që qeveris landin Michael Müller.
Edhe lande të tjera janë orientuar në këtë datë, shtoi kryetari i konferencës së kryeministrave.
Müller e përshkroi hapjen e shkollave dhe kopshteve si një procs të vështirë të vendimmarrjes mes dilemës për mbrojtjen e shëndetit dhe nga ana tjetër pasojave sociale nëse shkollat vazhdojnë të mbahen mbyllur.
Nuk synohet hapja e menjëhershme, por “një proces gradual i mësimit në prezencë në shkollat fillore” me orare me rotacion, rregulla higjene dhe mundësi testimi për mësuesit dhe fëmijët.
Më shumë siguri në klasa dhe në kopshte pritet të arrihet përmes shtimit të testimeve të shpejta. Përveç kësaj ministrat e shëndetësisë do të mandatohen që të provojnë nëse mësuesit dhe edukatoret do të mund të vaksinohen më përpara nga sa ishte planifikaur deri tani. Merkel ka tërhequr vëmendjen, që pikërisht edukatoret nuk kanë mundësi të ruajnë distancat e nevojshme, mësohet nga pjesëmarrësit.