Bota

Gjermania pësëri në krizë për punëtorë të huaj

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.

Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media, raporton Evropa e Lirë.

“Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai, transmeton albinfo.ch.

Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësor “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera.