Lajme

Gjermania e fut Kosovën në “listën me rrezikshmëri të lartë”

Instituti “Robert Koch” në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit mbi pandeminë në vend, por edhe të dhënat e reja mbi klasifikimin e shteteve të ndryshme.

Në bazë të të dhënave të fundit, Kosova ka hyrë në kategorinë e zonave me rrezikshmëri të lartë, si pasojë e rritjes së shifrave të të infektuarve kohëve të fundit me COVID-19.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 23 janar.

Këto janë masat për udhëtarët nga Kosova:

Personat që kaluan kohë në një nga zonat e rrezikut brenda 10 ditëve para hyrjes në Republikën Federale të Gjermanisë duhet të ndjekin rregullore specifike.

• Detyrimi për t’u regjistruar: Udhëtarët që kanë kaluar kohë në një zonë me rrezik janë të detyruar të plotësojnë regjistrimin digjital në hyrje në https://www.einreiseanmeldung.de dhe të mbajnë konfirmimin me vete kur hyjnë në vend. Zonat e reja të rrezikut shfaqen në regjistrimin digjital me hyrjen në orën 00:00 të ditës së hyrjes në fuqi. Konfirmimi do të kontrollohet nga transportuesi dhe mund të kontrollohet gjithashtu nga Policia Federale brenda kuadrit të përgjegjësive të saj si agjenci e kontrollit kufitar.