Showbiz

Dua Lipa vjen me këngën më të mirë ritmike të lansuar deri më tani, “Physical”

Dua Lipa godet sërish… Ashtu siç kishte paralajmëruar, sot e publikoi videoklipin e këngës së re “Physical”. Kënga është pjesë e albumit të dytë të këngëtares kosovaro-britanike, “Future Nostalgjia”, që pritet të dal në shitje në prill të këtij viti.

“Physical” është një projekt i madh i këngëtares, i realizuar nga produksioni muzikor “Canada” dhe e sjellë Lipën me shumë ritëm dhe energji, duke vallëzuar bashkë me një trupë të madhe valltarësh. I pasur me skena interesante, klipi “Physical” ngjan me një film të shkurtër artistik, dhe deri në këtë pikë, si kënga ashtu edhe videoklipi janë pritur në mënyrë fantastike nga publiku.

Duke qenë se “Physical” e sjell këngëtaren e talentuar me shumë skena dhe shumë ngjyra, është bërë e ditur se për pamjen e saj në këtë projekt, Lipa ka bashkëpunuar me markën e njohur të veshjeve, “Pepe Jeans”, me të cilët ajo ka bashkëpunuar në koleksionet e tyre të fundit.

Dua Lipa- Physical :VIDEO