Gjermani Peter Meyer raportues i KE-së për Kosovën
Gjermani Peter Meyer, në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin Aleksey Kondratyev.
Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që mori 6 sish.
Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli por që votimi i sotëm llogaritet më i rëndësishmi.
Këshilli i Evropës duhej të zgjidhte raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve ishte edhe rusi Aleksey Kondratjev, që ishte spiun i Rusisë dhe kishte shprehur hapur animin e tij pro-serb dhe paragjykimet e tij antishqiptare. Metro ka mësuar se kjo nuk do të ndodhë tani dhe se njoftimi zyrtarë do të bëhet sot publik.
Ndërkohë merret vesh se kandidati gjerman, Peter Meyer, është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.