Bota

Gjermani: Nga sot, çdo fëmijë do t`i marrë 300 euro ndihmë nga shteti

Pagesa prej 300 eurove për çdo fëmijë në Gjermani ka filluar qysh sot dhe kjo është vetëm një nga masat e pakos shpëtimtare, e cila është vendosur në qershor për të luftuar pandeminë.

200 euro do të jepen në shtator, kurse 100 të tjera në tetor.

Pagesa do të bëhet në mënyrë automatike dhe nuk ka nevojë për kërkesë. Parakushti i vetëm për marrjen e shumës është të shfrytëzohet shtesa fëmijërore të paktën një muaj këtë vit- ose bonus prej 300 euro do të marrin prindërit, fëmijët e të cilëve do të lindin deri në fund të vitit./albinfo.ch