Bota

Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Stambollit në Turqi.

Mediat atje shkruajnë se disa persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës të dyshuar në Avenue Istiklal, afër sheshit Taksim. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen shumë njerëz të shtrirë në rrugë.

Shpërthimi ndodhi në një nga rrugët tregtare më të ngarkuara të qytetit, afër disa atraksioneve turistike.