Gjermani: Mungesa e fuqisë punëtore në ndërtimtari, problem gjithnjë e në rritje
Detlef Scheele, kreu i Agjencisë Federale të Punës, u shpreh për „Welt am Sonntag” se „në tërësi, në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar, përcjell albinfo.ch.

”Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh se Gjermanisë i duhen 40.000 emigrantë të kualifikuar për çdo vit, për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.
Thuhet se mes tyre, edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore.
Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi, mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33,5% e sipërmarrjeve janë shprehur se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore.
„Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss. „E kjo në një kohë kur ka shumë kërkesa. /DW