Gjergj Dedaj i bie “pishman”: Kur e kam dhënë deklaratën për Thaçin, nuk kam qenë Gjergji
Gjergj Dedaj, ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, që pretendonte se është rrahur fizikisht e torturuar nga Hashim Thaçi gjatë kohës së luftës tani po deklaron diçka tjetër.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut ka thënë nse deklarata e tij që Hashim Thaçi së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK’së e kanë ndaluar dhe e kanë maltretuar atë nuk qëndron.
Ai thotë se kur dha këto deklarata nuk ishte Gjergji.
“Kur e kam dhënë deklaratën për Thaçin, nuk kam qenë Gjergji. Jam krenar për ata djem që i dolën përballë njërës prej armatave më të forta në Europë”, thotë Dedaj në T7.
“Jam malësor dhe i qëndroj fjalës sime deri në fund. Nuk e kam marrë seriozisht këtë Gjykatën Speciale deri sa është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ende nuk e di pse duhet një gjykatë të krijohet kundër nesh dhe kundër UÇK’së. Pas luftës kam menduar se do të krijohet një gjykatë ndërkombëtare me katër përfaqësues nga NATO, SHBA, BE’ja dhe dy nga Kosova”, përfundon ai.
Kujtojmë se Pretendimet e Dedajt ishin se Thaçi gjatë luftës e kishte torturuar për shkak se ai përkrahte Ibrahim Rugovën. Pretendimet e Dedajt vazhdonin se ndaj tij, Thaçi kishte ushtruar dhunë fizike, psikike dhe moral, por ai sonte ka treguar se këto nuk qëndrojnë dhe ishin vetëm sa për fushatë zgjedhore.