Kryesore

Gjendja në Preshevë dhe Bujanoc nga pandemia Covid-19, flasin Imamët Sevdail Jakupi dhe Ragmi Destani (Video)

Presheva dhe Bujanoci janë dy komunat me shumicë shqiptare dhe myslimane që po përballën me vështirësi të shumta për shkak të pandemisë globale të njohur si Covid-19.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Sevdail Jakupi, thotë se shteti i Serbisë po injoron këtë komunë. Ai tregon se në një rast me disa xhematli ka qenë i vetmi me masa mbrojtëse, ndërsa të tjerët nuk kanë arritur të pajisen fare me to.

Edhe kryetari i KBI-së në Bujanov, Ragmi Destani ka deklaruar se sa i përket masave preventive mbrojtëse, tha se ka një mungesë mirëpo ai shtoi se në bashkupunim me Shtabin për Kriza të Jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit kanë bërë dezinfektimin e gjitha xhamive si dhe objektin e Bashkësisë Islame në Bujanoc.

Për më shumë ndiqeni kronikën: