Gjendet trupi i pajetë i futbollistes Florijana Ismaili
Është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, e cila ishte mbytur në një liqe në Itali.
Mediat italiane raportojnë se trupi i 24 vjeçares u gjend jo shumë larg vendit ku ajo u zhduk në të shtunën e kaluar.
“Zjarrfikësit dhe zhytësit kanë identifikuar trupin e pajetë të Florijana Ismailit dhe po vazhdojnë të rimëkëmben. Zbulimi në një zonë shumë të thellë të Liqenit Como (204 metra) jo shumë larg nga pika ku vajza e re u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso”, shkruan gazeta italiane Corriere.
Florijana, 24 vjeç, ishte kapitene e Young Boys të futbollit të femrave dhe një lojtare e Kombëtares Zvicerane.
Florijana, 24 vjeç, ishte kapitene e Young Boys të futbollit të femrave dhe një lojtare e Kombëtares Zvicerane.