Gjendet një trup i pajetë në lumin Llapushnica të Gjilanit
Është gjetur një trup i pajetë tek lumi Llapushnica i Gjilanit.
Burime brenda Policisë së regjionit të Gjilanit, kanë thënë për mediafokus.info se trupi i pajetë është gjetur afër vendit të ashtuquajtur “Shpella e Arushës”, përskaj lumit Llapushnica, transmeton Ministria Lajmeve
Kjo pjesë kufizohet me fshatrat, Llovcë, Burincë dhe Muqibabë.
Trupi i pajetë është i dëmtuar dhe Njësiti policor, i cili gjendet në vendin e ngjarjes, nuk ka arritur ta identifikojë akoma.
Mediafokus.info do t’ju njoftojë në kohë reale rreth këtij rasti.