Bota

Gjendet i vdekur biri i sheikut më të pasur në Emiratet e Bashkuara Arabe

Sheikh Khalid Bin Sultan Al Qasimi, djali i sheikut më të pasur të Emirateve të Bashkuara Arabe, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Londër.


Siç shkruan Daily Mail, biri i sunduesit sovran të Emiratit të Sharxhahut, ka vdekur në moshën 39 vjeçare.

Flamujt në Emirate do të ulën në gjysëm-shtizë, kjo në nder të të ndjerit.

Ndërsa për vdekjen e tij, janë shprehur ngushëllime e nderime të shumëta nëpër rrjete sociale.

Kujtojmë se kjo familje e pasur zotëron edhe një prej bizneseve më të njohura në Londër, e që është brendi i njohur i rrobave Qasimi.