Shqipëri

Gjenden një pjesë e parave të grabitura në Rinas

Policia e Shtetit ka gjetur një pjesë të parave që u grabitën në Rinas nga Admir Murataj dhe Klement Çala. Gjatë arrestimit të punonjësit të Rinasit Hasan Kanaçi, i cili dha informacionin për lëvizjen e blindave, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme monetare në euro, paund, dollarë dhe lek

“Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë”, – tha policia në një njoftim për mediat.

Policia nuk thotë ende sa është shuma e parave të gjetura, apo ku ishin fshehur ato, pasi pret që të zbulojë edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar për grabitjen në Rinas.

Deri më tani policia ka vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.