Gjatë vikendit 4 raste të reja me Covid-19 në Preshevë
Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka vazhduar publikimin e statistikave në lidhje me Covid19 në Preshevë edhe gjatë ditëve të vikendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga shtëpia e shëndetit në lidhje me situatën shëndetësore në Preshevë, gjatë vikendit që lam pas, përmes testit të shpejtë janë testuar gjithsej 23 persona në Covid19.
Nga 23 të testuar me testin e shpejtë Elisa, katër persona gjatë vikendit ka rezultuar pozitiv, derisa nga 16 mostrat e dërguara më hetët për analiza, në testin PCR ka rezultuar vetëm një pozitiv.
Gjatë vikendit që kaluam dy persona në gjendje të rëndë janë dërguar për të u trajtuar në spitalin e Surdulicës.
Në vazhdim të dhënat zyrtare nga njoftimi i shtëpisë së shëndetit pêr ditën e djeshme:
CoVID ambulanca 09.08.2020
11 pacientë të paraqitur për kontrollë dhe testuar
1 pozitiv me test të shpejtë Elisa, (mosha: 1959), të tjerët negativ
Rezultatet e PCR testeve të dëguara më herët: 9 negativ, asnjë pozitiv
2 pacient janë testuar me PCR
1 pacient me gjendje më të rëndë është transportuar për spitalin e Surdulicës
Më poshtë dhënat zyrtare për ditën e shtunë, të bëra publike nga shtëpia e shëndetit në Preshevë përmes rrjetit social facebook:
CoVID ambulanca 08.08.2020
12 pacientë të paraqitur për kontrollë dhe testuar
3 pozitiv me test të shpejtë Elisa, (mosha: 1938, 1952, 1958), të tjerët negativ
Rezultatet e PCR testeve të dëguara më herët: 1 pozitiv dhe 6 negativ
1 pacient me gjendje më të rëndë është transportuar për spitalin e Surdulicës