Të fundit

Sinani pranon mirënjohje institucionale nga Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla

Kryetarja e PVD’s dega në Preshevë Ardita Sinani ka pranuar një mirënjohje të veçantë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së R.Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.

Në letrën e dërguar nga Ministrja znj.Haradinaj-Stublla e ka falënderuar për mikpritjen që i ka bërë znj.Sinani gjatë vizitës në Luginë të Preshevës.

Mes tjerash Ministrja e Jashtme dhe Disasporës i ka premtuar kryetares të PVD’s se do t’i dërgoje në adresë të duhur obligimet, me gjithë kapacitetin e saj institucional që ka në duar.

Njoftimi i Ardita Sinanit rreth mirënjohes institucinale nga Ministria e Jashte dhe Diasporës :

E nderuar dhe respektuar jashtëzakonisht shumë me vlerësimin në letrën mirënjohëse të pranuar dje nga Ministrja e Qeverisë së R. Kosovës znj. Meliza Haradinaj-Stublla.

Përkushtimi ndaj vendit është obligim moral dhe politik, prandaj gjithmonë do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në të mirë të vendit.

Të bashkuar do të jemi më të fuqishëm, koha është tash!