Gent Cakaj: Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, ka pritur në takim të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftë në Kosovë Vasfije Krasniqi dhe organizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, Nafi Krasniqi.
Cakaj nga afër është njoftuar me kauzen për madhore të zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë dhe promovimin e vlerave dhe lirive themelore në përgjithësi.
“Pajtohem plotësisht me pikëpamjen e tyre Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike. Vendosja e drejtësisë së plotë dhe procesi i pajtimit të qëndrueshëm përbëjnë interes jetik për rajonin në tërësi “- tha Cakaj.