Gazetari Robelli sulmon Thaçin:Tere vitin paralajmeron „kompromis te dhimbshem“ per Kosoven ne negociatat me Serbine, e sot shfaqet ne Tirane ne nje „performanse artistike“
Tere vitin paralajmeron „kompromis te dhimbshem“ per Kosoven ne negociatat me Serbine, e sot shfaqet ne Tirane ne nje „performanse artistike“ te Edi Rames te quajtur „samit i diaspores“ dhe perbetohet se nuk ndahet Kosova, por do te angazhohet qe Lugina e Presheves te bashkohet me Kosoven. Kjo eshte arsyeja perse nuk i beson askush: sepse politika e tij eshte dezinformim permanent, me poza populliste sipas nevojes ditore, me belbezime ndaj nderkombetareve, me demonizim te kritikeve, me fushata primitive te argateve te tij qe paralajmerojne kiametin (kuku, po mbyllet Bondsteeli!) nese Kosova nuk i nenshtrohet planit te gatuar ne takime sekrete me kryetarin serb ne Itali, France, Turqi, Amerike. Dhe kete plan deshiron t‘ia shese opinionit kosovar si „plan amerikan“. A ka qendrim unik amerikan? Nuk ka. Trumpistet thone: merruni vesh, pastaj shohim. Eliot Engel, njeri prej politikaneve me me ndikim ne Dhomen e Perfaqesuesve, thote: Kosova nuk mund ta heq tarifen pa fituar diçka. Me gjase sahati eshte kurdisur ashtu qe Kosova tash per tash te mos fitoje asgje. “Le te futemi me thelle ne tunel“ – kjo eshte parulla. Ndoshta behet mire. Ndoshta jo. Kushedi. Treni eshte nisur – me apo pa tarifen ndeshkuese ndaj mallrave serbe, qe nderkohe po perdoret nga bajraktari tjeter edhe per politike te brendshme. Model i njohur ne Kosove: politika e brendshme shnderrohet ne politike te jashtme! Kjo eshte nje klase politike sunduese pafundesisht e paafte dhe e papergjegjshme.