Gazetari kosovar propozon që buxheti për zbukurimin e qyteteve kosovare të dhurohet për vëllezërit shqiptarë
Të gjithë shqiptarët nga Kosova, i madh e i vogël iu kanë dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria, pas tërmetit të sotëm, ku shkaktoi shumë viktima e shumë të tjerë i la pastrehë.
Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku ka dhënë një ide interesante për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Ai ka shkruar se buxhetin e zbukurimeve të qytetit për festat e fundvitit ta dërgojnë për ndihmë në Shqipëri.
“Propozim personal: Buxheti i ndare per zbukurimin e qyteteve te Kosoves per festat e fundvitit, te dhurohet per vellezerit tane te prekur nga termeti ne Shqiperi”, ka shkruar Sadiku.