Gazetarët kanë mbetur të ngujuar brenda Kuvendit të Kosovës
Më shumë se dy orë zgjati takimi Kurti-Mustafa i cili ishte i mbyllur për media.
Gazetarët si në çdo takim të mëparshëm kanë qëndruar me orë të tëra në hapësirat e Kuvendit të Rep. Së Kosovës për të pritur deklaratat e liderit të LDK dhe LVV pas takimit të shumë përfolur. Gjatë ditës u raportua për një marrëveshje të mundshme e cila mund të arrihet në këtë takim, por një gjë e tillë si duket nuk ndodhi pasi që palët u larguan pa u deklaruar fare.
Gazetarët e indiinjuar kanë reaguar duke thënë se ishin ngujuar brenda ambientit të Kuvendit pasi që policia kishte mbyllur dyert e Kuvendit nga brenda, raporton ministrialajmeve.com
Policia kishte marr urdhër që mos t’i lejonin gazetarët të dilnin nga Kuvendi deri sa Kurti e Mustafa të largoheshin nga ndërtesa, prej nga mësohet se dolën tinëzisht.
A është kjo një mungesë transparence apo thjeshtë palët nuk kanë arritur të realizojnë një marrëveshje me çrast zgjodhën të iknin nga mediat duke dalur fshehurazi nga ndërtesa e Kuvendit.