Të fundit

Gazetar të shumtë nga Shqipëria vizitojnë komunën e Preshevës

Ata u pritën nga kryetarja Ardita Sinani:

“Pata kënaqësinë të mirëpres në Preshevë një delegacion gazetarësh nga të gjitha trojet shqiptare, të udhëhequr nga miku im, Aleksandër Çipa.
Prania e tyre këtu është dëshmi e rëndësisë së zërit të lirë për ta ndriçuar realitetin dhe pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.” ka deklaruar Sinani pas takimit me gazetarë

Kryetarja ka themsur se “Diskutuam për sfidat me të cilat përballemi–diskriminimin sistematik, pasivizimin e adresave dhe mungesën e zhvillimit ekonomik–por edhe për mundësitë që po krijojmë për një të ardhme më të mirë.
Falënderuese për angazhimin e gazetarëve në pasqyrimin e realitetit tonë dhe për mbështetjen e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, për shqiptarët e Luginës”

Presheva është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e kombit shqiptar, ka perfunduar Ardita Sinani