Kryesore

Gazeta zvicerane “20 Minuten”, prej sot mund të lexohet online edhe në shqip

Gazeta “20 minuten” (gjermanisht) dhe ajo “20 minutes” (botimi në gjuhën frënge) , për përdoruesit e tyre të regjistruar, duke filluar nga sot do të bëjnë, me efekt të menjëhershëm, të disponueshme punën e tyre editoriale, gjegjësisht artikujt e aplikacionit të tyre, edhe në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.

Aplikacioni është tashmë i disponueshëm në gjuhën angleze që nga nëntori 2021, ndërsa versioni në gjuhën portugeze ka nisur nga fillimi i dhjetorit, thuhet në një njoftim të “20 minuten“.

Ndryshimi i gjuhës mund të bëhet shumë lehtë përmes shtypjes së butonit të zgjedhjes së gjuhës në cilësimet e aplikacionit. Menjëherë pas kësaj, të gjitha materiet janë të përditësuara në aplikacion automatikisht nga një shërbim profesionist përkthimi.

Natyrisht edhe më tutje nuk do të përkthehen videot, reklamat dhe sondazhet.

Gaudenz Looser, kryeredaktor i “20 minuten“, me këtë rast thotë : “Për versionin tonë anglez dhe atë portugez kemi marrë shumë reagime pozitive dhe deri më tani kemi arritur mbi 15,000 përdorues me ofertën e re. Jemi shumë të lumtur, që tani edhe për banorët e Zvicrës që flasin shqip, (e më vonë edhe për ata që flasin serbisht dhe kroatisht), jemi në gjendje të ofrojmë një gamë gjithëpërfshirëse të lajmeve dhe mbi temat që preokupojnë Zvicrën.