Gashi: Konjufca iu bashkua fushatës linçuese kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes
Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se fushata, siç e quan ai linçuese, pas intervistës së dhënë që pasoi me shkarkimin e tij, nuk kishte të bënte me qëndrimet e tij, por me momentet politike në të cilat po kalonte vendi.
“Fushata e egër është bërë kundër Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kësaj fushate i është bashkuar edhe ministri Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Ai [Konjufca] ka bërë që debati të shpërthej kështu si ka shpërthyer duke u shërbyer kundërshtarëve të Kryeministri Kurti”, është shprehur Gashi, njofton Klan Kosova.
Deklaratat e bëra nga Konjufca në një prej televizioneve kosovare sipas Gashit do të duhej të ishin më të matura.
“Nuk mund të deklarohesh ashtu pa e parë intervistën e plotë duke u bazuar në montazhë. Ishte kundër këshilltarit politik të Kryeministrit Kurti – që më njeh qe një çerek shekulli. Është dashur të jetë më i matur sikur shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që kur iu lëshuan këto inserte që tha se “janë montim, janë disa inserte”. Ai tha se nuk ka nevojë të mbrohet UCK nga Shkëlzen Gashi”.