Ganimete Musliu: Qeveria Kurti do të rrëzohet këtë muaj!
Në seancën e kuvendit ku po shqyrtohet projektbuxheti 2022, deputetja nga PDK-ja Ganimete Musliu theksoi se do të paraqesë disa projekte modeste, sepse siç u shpreh ajo kjo qeveri s’ka kapacitete për projekte madhore.
Derisa për qëndrimet e Vetëvendosjes se do ta mbajnë pushtetin 12 vjet, deputetja Musliu tha se siç duket serioziteti i sotëm i Kuvendit dhe Qeverisë, kjo parti nuk do të mund ta qëndrojë në pushtet as për një vit.
“Unë do t’i paraqes disa projekte modeste, sepse e kuptoj që qeveria s’ka kapacitete për projekte të mëdha, qysh po shihet. Keni thënë se jene bërë gati për 12 vjet, por duke parë koncentrimin edhe jo seriozitetin këtu brenda sallës si nga qeveria ashtu edhe nga deputetët, po e shoh që s’doni me mbajt as 12 muaj siç duket”, tha Musliu.