Dortmundi ka gabuar sërish, duke rihapur seriozisht garën për titull në Bundesliga.
Skuadra e Lucien Favre e nisi furishëm sezonin, duke u shkëputur disa pikë nga Bayern Munichu.
Por, gjërat kanë ndryshuar në vitin 2019.
Dortmundi ka gabuar sërish në Bundesligë, duke barazuar 0-0 në udhëtim me Nurnbergun, barazimi i tretë në 5 ndeshjet e fundit pa fitore, teksa ka edhe dy humbje.
Pavarësisht tentimeve nga minuta e parë për të gjetur golin e fitores, Dortmundi nuk ia arriti qëllimisht dhe si pasojë e kësaj, është rihapur seriozisht gara për titull në Bundesliga pasi tani diferenca me Bayernin është vetëm tri pikë.
Dortmundi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 51 pikë, kurse Bayerni në pozitën e dytë me 48 pikë.