Të fundit

Pas shkarkimit nga posti i kryetarit, Shqiprim Arifi ka një mesazh për qytetarët e Preshevës

Mesazhi i ish-krytetarit të komunës Shqiprim Arifi

Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës. Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën. Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet. Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!

I falënderoj nga zemra mijëra përkrahës, votues, anëtarë, si dhe gjitha instancat e Alternativës sonë!

I falënderoj nga zemra bashkëpunëtorët e mi në administratën komunale dhe institucioneve ku themelues është Kuvendi, e sidomos anëtarët e kabinetit tim, që kanë punuar ditë e natë për të mirën e Preshevës.

I falënderoj nga zemra familjen time, bashkëshortes, prindin, vajzave të mia për mirëkuptimin dhe durimin e tyre të palodhur me rastin e mungesës sime gjatë udhëheqjes së Komunës së Preshevës.

Dhe për fund një lajm të hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike, unë Shqiprim Arifi jam këtu në vendin tim në Preshevë dhe këtu do të mbetem, sepse është fare e thjeshtë Unë e dua Preshevën.