Futbollisti preshevarë Iljasa Zulfiji largohet nga Dukagjini, transferohet në Kazakistan
Iljasa Zulfiji i ka dhënë lamtumirën Dukagjinit në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai kontribuoi me gol në fitoren e sotme të Dukagjinit ndaj Lirisë (2:1).
Gazeta Express mëson se sulmuesi nga Lugina e Preshevës do të vazhdojë karrierën në Kazakistan.
Zulfiji do të zyrtarizohet së shpejti te Zhenis Astana, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme.
Për të ishte kjo ndeshja e fundit me fanellën e klinasve.
Gazeta Express mëson se sulmuesi nga Lugina e Preshevës do të vazhdojë karrierën në Kazakistan.
Zulfiji do të zyrtarizohet së shpejti te Zhenis Astana, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme.
Lojtari dhe klubet kanë mbyllur tashmë marrëveshjen. Sulmuesi i krahut të djathtë me klubin nga Astana do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare.
Klubi i Dukagjinit do të ketë në zotërim 50% të kartonit të Zulfijit, për shitjen e tij në të ardhmen.
25-vjeçari ishte pjesë e Dukagjinit nga vera e vitit 2022 dhe ishte ndër më të dalluarit në ekipin e drejtuar nga Armend Dallku.
Ai këtë sezon ka shënuar katër gola në Superligën e Kosovës.
Zulfiji numëron katër gola edhe në katër paraqitje me Dukagjinin në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Te Zhenis Astana luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Arb Manaj, si i huazuar nga Drita.
Sezoni i ri në elitën e futbollin në Kazakistan do të fillojë muajin e ardhshëm.
Kujtojmë që futbollisti Iljasa Zulfiji është nga fshati Miratoc i Preshevës. Ai është njëri nga futbollistët e vetëm shqiptar pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, që ka debutuar në Superligën serbe si lojtar i FK “Radnik” të Surdulicës.