Futbollisti Bashkim Rexhepi pjesë e shkollës FC DARDANIA në St.Gallen të Zvicrës
Futbollisti me prejardhje nga fshati Kurbali – Preshevë Bashkim Rexhepi i cili jeton dhe vepron në St.Gallen të Zvicrës, ai po bën hapa të duhur në karrierë e futbollit shqiptaro- Zviceran
Bashkim Rexhepi 34 -vjeçar babai i 3 fëmijëve ka firmosur kontratë profesionale me klubin e Superligës së «FC DARDANIA 2Lig» St.Gallen.
Bashkim Rexhepi mbahet mend pasi Debutoi në futbollin Zviceran si 17 vjeçar duke luajtur në ligën e 2-të për FC.Wittenbach (3 vjet për Fc Wittenbach )
Talenti i tij ka ra në sy të shumë klubeve të futbollit dhe gjithnjë aty ku ka luajtur ka lënë mbresa te shikuesit e po ashtu edhe te klubet.
Ai ka luajtur edhe për FC BESA e St. Gallen, FC Gossau e po ashtu ka luajtur edhe në Ligën e dytë për FC FORTUNA të St.Gallen.
Sportisti Bashkim Rexhepi pas sukseseve që bëri në futboll, në vitin 2021 ju bashkëngjitet KF DARDANIA ku dhe tani është pjese e këtij ekipi.
Bashkimi i cili që nga femëria e ka dashur futbollin, hapat e parë i zhvilloi në akademinë e futbollit FC FORTUNA» dhe SC BRÜHL i cili ka garuar që nga mosha 5 vjeçare dhe ka kaluar nëpër grup moshat e ndryshme.
Ai ka qenë edhe një udhërrëfyes i shumë shokëve të tije të cilët edhe e kanë përkrahur e po ashtu ju kanë bashkuar në ekip me të cilët ndan kujtime shumë të mira.
Bashkimi është paraqitur me sukses për ekipin e FC Fortuna në St. Gallen që nga mosha e re në U14 nderi U18.
Tash pasi ka kaluar te FC Dardania ai ndjehet shumë i kënaqur dhe do të japë eksperiencën e tije për ta ndihmuar klubin për suksese në të ardhmen.